Policët bëhen për spital, u sulmuan fizikisht nga dy burra të dehur

Dy burra të dehur kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, këta të fundit ishin duke mbikëqyrur zbatimin e masave antiCovid.

Dy burra në gjendje të dehur kanë sulmuar policinë në Prishtinë, duke iu shkaktuar lëndime trupor. Zyrtarëve policorë që kanë pësuar lëndime trupore, iu është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërmarrjes se masave në lidhje me moszbatimin e ligjit anti Covid. Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe te njëjtëve iu ka ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.”, thuhet në raportin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *