Një rrahje mes disa personave dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kafiteri në Rrugën B në Prishtinë.
Policia e Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe raportohet se janë duke intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarët e rastit. Sipas raportimeve, deri tek rrahja mes personave të dyshuar ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje për tavolina, , raporton Klan Kosova.
Policia e ka lokalizuar vendin e ngjarjes, ku nuk po lejohet të hyjë e as të dalë askush nga aty.Ne kemi provuar të marrë informacion nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.