Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, rast ky që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kontribuar në lidhje me identifikimin e personave të dyshuar që janë të implikuar në rast
.
Në njoftimin e policisë janë bashkangjitur edhe disa fotografi të të dyshuarve në mënyrë që qytetarëve të ju lehtësohet identifikimi i të dyshuarve në foto.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin – lokalizimin e të dyshuarve dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Persona të shpallur në kërkim

Prishtinë, 24 tetor 2022- Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon rreth dyshimeve për rastin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni-185 i KPRK-së, të ndodhur në një lokal më rrugën “Bajram Kelmendi” në komunën e Prishtinës, me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarave të implikuar në rast.

Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarve në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin – lokalizimin e të dyshuarve dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tyre. /Lajmi.net/


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here