Policia ndalon një person, tentoi të kontrabandonte 100 kilogramë peshk nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin prej 100 kilogram peshk nga Serbia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 03:20 të ditës së sotme, patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar në Leposaviq, në fshatin Sarpel të Leposaviqit, ka ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar me incialet B.B., i cili është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Kosovë përmes rrugëve alternative.

Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 100 kilogram peshk i kontrabanduar dhe për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit “kali mi paautorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall”, transmeton lajmi.net.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa i dyshuar, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *