Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e kosovarit në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin për Gaztën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi. Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se vdekjen e personit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, kanë thënë nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here