Presidenti rus Vladimir Putin e urdhëroi ministrin e mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu të mos sulmojnë forcat ukrainase të ngujuara në kompleksin industrial Azovstal në Mariupol.

Ai derisa e përgëzonte Shoigun për ‘çlirimin e qytetit’ ai urdhëroi që të mos sulmohet pika e fundit e qëndresës së ukrainasve në kompleksin industrial të çelikut Azovstal në portin strategjik Mariupol.

Ky kompleks shtrihet në mbi 11 kilometra katror dhe ka rrjet nëntokësor të tuneleve ku janë strehuar edhe civilë ukrainas përveç ushtarëve. “Besoj se sulmi i sugjeruar në zonën industriale nuk do të jetë e nevojshme” i tha Putin ministrit Shoigu në një takim të transmetuar televiziv të mbledhjes në Kremlin. “Urdhëroj që të anulohet” tha Putin.

“Ky është rasti kur duhet të mendohemi – ne gjithmonë duhet të mendohemi por në këtë rast ku është shumë e rëndësishme – të kursejmë jetën e ushtarëve dhe oficerëve tanë. Nuk është e nevojshme të hymë në këto katakombe dhe të zvarritemi nëntokë përreth këtyre objekteve industriale” thotë Putin.

“E rrethoni atë zonë industriale në aso mënyre që as miza të mos mund të fluturojë” urdhëron Putin e Shoigu përgjigjet “Po”. Ndryshimi i taktikës nga Putin nuk po konsiderohet vetëm i atillë, presidentit rus i duhet një fitore nga ‘operacioni special’ i tij që nuk ka shkuar aspak mirë. Mariupol ka rezistuar me javë tashmë dhe i ka bërë dëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here