Qendra për Studime Universitare është duke e realizuar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2022” në regjionin e Gjakovës.
Gjatë këtij ushtrimi katër javor, kadetët realizojnë operacione ushtarake të sulmit, mbrojtjes dhe stabilitetit. Qëllimi i këtij ushtrimi është demonstrimi i përbashkët i të gjitha mësimeve të cilat kadetët i mësojnë gjatë një viti akademik dhe vlerësimi mbi aftësitë e tyre në detyrat bazë të udhëheqjes si oficer.