Qeveria e re do t’i ketë 15 ministri: Haki Abazi mbetët jashtë
Ish-kryeministri në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi nuk është në përbërjen e Qeverisë Kurti 2, ai nuk figuron as si zëvendëskryeministër e as ministër, shkruan Gazeta Metro.
Abazi nuk ka qenë aktiv gjatë ditës së sotme, por si duket paska pasur arsye, sepse nuk është në përbërjen e Qeverisë Kurti 2.
Përderisa po mbahet seanca e Kuvendit, kandidati i propozuar për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministrat.
Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.
Ky është Kabineti Qeveritar.
Kryeministër, Albin Kurti
Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka
Nga 15 ministra vetëm 8 janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 5 janë gra, nga Kabineti ynë qeverisës 18 anëtarë gjithsej. Kërkojmë besimin tuaj, ofrojmë besimin dhe përkushtimin tonë, dijen e vullnetin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi .