Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka postuar një fotografi ulur në shkallët e Qendrës së Brukselit, ku krahas fotografisë ka shkruar “PHOTO OF THE DAY”.

Por, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndërhyrë me photoshop, duke ia vendosur një bimë kanabisi në dorën e tij.

“Me bimen e zemres!”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se sot në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama këtë e ka cilësuar si një ditë historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here