Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i është rikthyer jetës së Facebookut duke i reaguar ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni.

Reagimi i Sadriut ka të bëj me një status të mbrëmshëm të Hysenit ku ai krahason qëndrimet e presidentes Osmani me ato të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Sadriu në postimin e tij e ka quajtur të pamoralshëm dhe “superskandaloz” Hysenin. Madje nuk është ndalur me kaq. Hysenin e ka quajtur edhe “ngacmues” e “shkatërrimtar të shërbimit të jashtëm të Kosovës”.

“Kjo është fytyra e një superskandalozi imoral, ngacmuesit e shkatërrimtarit të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadriu.

Pos Prindonit, Osmanit dje i doli në mbrojtje edhe kryediplomatja Gërvalla. Madje kjo e fundit e mallkoi Skender Hysenin për fjalët ndaj Osmanit. “Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme”, ka shkruar Gërvalla dje. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here