Cristiano Ronaldo ka postuar një foto prekëse, pas vdekjes së djalit të tij.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po prisnin të bëheshin prindër të dy binjakëve, por jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej. Ditë më parë Ronaldo me anë të një postimi, njoftoi për vdekjen e njërit nga dy binjakët që ata po prisnin.

Bëhej fjalë për vdekjen e djalit të tij, ndërsa për fat të mirë vajza kishte shpëtuar. Pas këtij lajmi shumë të hidhur për familjen e portugezit, ai ka postuar një foto mjaft prekëse me familjen e tij. Më poshtë lajmi.net jua përcjell reagimin e plotë të Ronaldos.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here