Këngëtarja e njohur, Rozana Radi është një nga vajzat më aktive të skenës, edhe si moderatore, por edhe si aktore së fundmi.

Por ajo që po komentohet dhe bi më shumë në sy tek Rozana është pamja e jashtme, shkruan Kosovarja. Artistja arriti të humbas 10 kg Brenda dy muajve. Lajmin e bëri të ditur, vetë Rozana duke u përgjigjur pyetjeve në Instastory.

“Sa kilogramë je?”, e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Radi ka treguar se për dy muaj ka arritur të humbasë 10 kilogramë.

Rozi zbuloi edhe sekretin e rënies në peshë.

“Eleminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë e pi tani në verë kur dal në fundjavë”, ka shkruar Rozana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here