Gazeta  ka raportuar se si një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka sulmuar mizorisht një zyrtare policore.

Burimet e Sinjalit nga Peja kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreshterin Senad Hamzic, i cili dyshohet se ka sulmuar dy ditë më parë një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, rrahja ka ndodhur për shkak të motiveve personale dhe se nuk lidhet me detyrën zyrtare.Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here