Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj rreshterit policor, Senad Hamzic të dyshuar për rrahjen brutale të zyrtares policore. Sinjali mëson se Gjykata ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dhe ka refuzuar kërkesën për paraburgim,.

Rreshterit policor iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, gjatë së cilës kohë i njëjti nuk mund të largohet nga shtëpia e tij përveç kur kjo është e domosdoshme për përmbushjen e nevojave jetësore dhe vetëm me lejen e gjykatës.

Sinjali mëson se shkak i shtyrjes së seancës dëgjimore që u caktua fillimisht për të martën nga ora 16:20 dhe rrjedhimisht vendosjes së aprovimit apo refuzimit të kërkesës së Prokurorisë isht përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të rreshterit policor të arrestuar.Detaje për rastin që po dyshohet rreshteri policor

Hamzic dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Sinjali raportoi se rasti u zbulua pasi zyrtarja policore kishte kërkuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, si rezultat i rrahjes brutale, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në pjesët e trupit.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda spitalit, zyrtarja policore në fjalë është sulmuar fizikisht me grushte në kokë, shqelma e shuplaka nëpër trup e fytyrë, për çka ka pësuar plagë të rënda, sidomos në regjionin e fytyrës.

Gjithçka dyshohet se nisi në veturën e rreshterit policor Hamzic, ku i njëjti dyshohet se torturoi të dashurën zyrtare policor për motive të xhelozisë. Rrahjen brutale rreshteri e vazhdoi edhe jashtë veturës, duke u ‘siguruar’ që të mos lë gjurmë. Kjo pasi që, siç mëson Sinjali ata vazhduan për në një pompë të derivateve, ku zyrtarja policore ka ndërruar rrobat, të cilat i kishte të gjakosura.

Siç mëson Sinjali, deri më tani hetuesit kanë mbledhur prova të mjaftueshme që provojnë se rreshteri policor duhet të ndalohet për shkak të sulmit mizor ndaj zyrtares policore.Burimet ng Emergjenca kanë bërë të ditur se policja që u sulmua nga rreshteri, në momentin që u pranua për trajtim mjekësor ka qenë në gjendje joshëndetësore, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here