Njëri na luftëtarët e orëve të para z. Lahi Brahimaj, ka rrëfyer ekskluzivisht për një emision të Kanal10 disa nga momentet më të vështirë gjatë periudhës së luftës. Ai ka treguar një moment, ku jeta ishte pikëpyetje.

“Çdo luftëtar e ka pasur jetën në rrezik, por e veçanta ka qenë se në shtator te kisha e Gllogjanit aty kam ra në pritë dhe fatmirësisht ka ndodhur një luftim ndoshta 3 minuta jo më shumë, dhe forcat serbe janë demtu në njerëz dhe teknikë, dhe na jemi larguar pa asnjë therrë në këmbë si thojnë popullorqe. Jemi ndeshë në 10 metra, me mua ka qenë Adem Grabovci, ka qenë Faruk Agushi dhe ka qenë Gani Shabanaj i Kralanit dhe fatmirësisht të katërtit jemi gjallë”, shtoi Brahimaj.

Ai më tutje tregoi se “Nga frika ndoshta na u ka dukur më shumë, por ishte 3-5 minuta, ishte një objekt, kemi gjuajtë ashtu me armë dhe ata janë terheqë, ka pas të demtuar dhe ngjarjen e kam ndëgju pasi jam kthy prej Hagës, pasi një njeri e ka pa ekskluzivisht mas miri, ndoshta në ato rrethana nuk kemi mujtë me i vërejtë detajet, është prifti që në atë kohë kishte shërbyer në kishën e Gllogjanit, Dom Kelmendi tash është në shërbim në Mal të Zi, nuk e di nuk jam i sigurt në cilin qytet, ai ka qenë në shërbim në kishë të Gllogjanit, dhe kur kanë ardhur aty e kanë bllokuar rrugën, ai ka pasur dikund mijëra civilë, myslimanë e katolikë të strehuar në kishë dhe ka hyp në komunarën me pa situatën se ai kishte pasur frikë se po ia rrethojnë kishën dhe po ia marrin civilët. Ai e ka pa ngjarjen më së miri dhe e ka shpjegu masi jam kthy prej Hagës, ka pas të vrarë aty nga forcat serbe, ndërsa ne jemi tërhek pa asnjë lëndim në asnjë ushtarë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here