Pas arritjes së marrëveshjes në Konferencës së Rambujesë, tre anëtarët e delegacionit; Hashim Thaçi, Agim Çeku e Ramë Buja ishin nisur për në Kosovë, nëpërmjet rrugëve malore. Kufirin Maqedoni – Kosovë e kaluan në afërsi të Hanit të Elezit, dhe u stacionuan në fshatin Puset e Nikës.

Komandanti Rufki Suma ka treguar ekskluzivisht se si e kishte pritur dhe përcjellur delegacionin.

“Në 4 prill 1999 daja im Abit Lokaj i cili ishte edhe përgjegjësi kryesor për logjistikë për Maqedoni më njofton, thotë sot ka me ardhë një delegacion dhe duhet të dilni ta pritni, por është me rëndësi që t’i duhet të dalësh vet në kufi, për shkak se delegacioni është i rëndësishëm, dhe kjo la me kuptu që është dikush por nuk e përmendi emrin për shkak të sigurisë sepse ne kishim informata në atë kohë që përgjoheshin edhe telefonat edhe pse kishim rrjetin nga Maqedonia“, shtoi Rufki Suma.

Poashtu edhe më tutje Rufki Suma ka treguar se “Unë bashkë edhe me zëvendëskomandantin Mehmet Ballazhi edhe me ushtarët e tjerë, kemi shkuar deri në pikën kufitare mes Gorancës dhe Radushës dhe atje kemi pritë. Si e kemi kaluar kufirin, në pjesën tonë të kufirit, kanë pushu, por ushtarët që ishin me ne nuk e dishin se kush është. Unë Hashim Thaçin e njihja edhe nga televizionet e dishim që është në Rambuje, Ramë Bujën e kam njohur sepse edhe kemi punuar paraluftës bashkë, mirëpo të tjerët nuk i kemi njohur“.

Një qytetar, respektivisht luftëtar i UÇK-së ka treguar se si e kanë përcjellur delegacionin.
“Jemi nis prej Radushës, edhe po vijmë rrugës me ta, e patëm thy pak rrugën, që të jemi më të sigurt, dhe jemi nis pasdarkës kanë 9-10 ora, Hashim Thaçi pushkën nuk e lëshojke prej dorës, unë i thash ama pushkën e ai m’tha jo, edhe ishmi duke u ngjitur nëpërmjet një kodre të dheut, ishte shkretinë e vende vende kishte edhe therra, edhe rrëshqiti e unë po mundohem me e mbajtë, edhe i them prapë ama bre pushkën edhe mos kofsha gabim e pati vra pak gishtin se nuk e lëshojke pushkën prej dore, poashtu ata shokët ia kishin marr qantën, edhe po më thojnë shokët (bashkëluftëtarët) qysh bre i tha ashtu Hashim Thaçit, unë thash po kush është ky, thanë Hashim Thaçi, ju thash po unë se kam ditë që është Hashim Thaçi, po e pashë që as nuk e lëshojke pushkën prej dorës”.

Pas rrugëtimit, ata u ndalën për strehim në familjen Brava të fshatit Puset e Nikës ku nga aty i kanë koordinuar edhe aktivitetet me NATO-n dhe ndërkombëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here