Ushtria ruse si duket nuk është mjaftuar vetëm me vrasjet dhe shkatërrimet e popullsisë dhe resurseve të ukrainasve, ajo ka filluar të vjedh kombajnat dhe traktorët e fermerëve të këtij vendi.

Në një video e cila po qarkullon në media polake shihet se si pajisje bujqësore ishin ngarkuar në kamion transportues dhe ishin drejtuar për në Rusi. Aty shihen kombajna, traktorë dhe makineri për përpunimin e grurit të cilat iu ishin vjedhur fermerëve ukrainas.

Përveç shkatërrimeve kolosale infrastrukturore, Prokuroria e Shtetit të Ukrainës sot ka njoftuar se ka hapur rreth 10 mijë raste të krimeve të luftës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here