Ushtria ukrainase ka vazhduar me çlirimin e fshatrave në periferi të kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të okupuara nga ushtria ruse, prej që kur filloj agresioni total mbi këtë vend, ndërsa pala ruse janë në kërkim të fajtorëve për humbjet ushtarake dhe dështimin e pushtimit.

Shumë qytete deri më tani janë çliruar, dhe radha po iu vie edhe fshatrave, të fundit të cilat tani më janë nën kontrollë nga forcat ukrainase, janë fshatrat Viktori dhe New Basane, të cilat ndodhën në periferi të Kievit.

Ditë më parë forcat ukrainase depërtuan në qytetin perëndimor Irpin, ndërsa në lindje të Kievit, tani më forcat ruse kanë ndërruar pozicion, duke u larguar në drejtim të kufirit me Bjellorusinë.

Në luftime për të marrë këto fshatra, të përfshira ishin batalioni i këmbsorisë malore, si dhe batalioni elitarë Bratstvo, raportohet se forcat ruse pësuan humbje të mëdha në këtë bejetë. Ushtria ruse dhe lidershipi politik në Moskë momentalisht janë në një amulli të plotë, këta të fundit kanë shprehë mosbesim të plotë ndaj sektorit ushtarak bëjnë të ditur nga intelegjenca perëndimore.

Inteligjenca britanike thotë se këshilltarët e presidentit rus Vladimir Putin kanë frikë t’i thonë atij të vërtetën për pushtimin e tij “të dështuar” dhe “të keqvlerësuar masivisht” të Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë ndërkohë thonë se Putin ndihet i “mashtruar” nga ushtria e tij për përparimin e luftës dhe ndikimin e sanksioneve, duke thënë se mosbesimi i tij në udhëheqjen ushtarake po shkakton “tensione të vazhdueshme”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here