Indeksi kryesor MOEX i Rusisë përfundoi me 33% më ulët në aspektin ekonomik, pas veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ai u rrëzua deri në 45% më herët sot.

Kompanitë dhe bankat e mëdha ruse të energjisë u goditën më së shumti mes pritjeve që Perëndimi do të shpallte sanksione më të ashpra, rapoton CNN, përcjell lajmi.net.

Gazprom ra 38% dhe Rosneft ra 40%, ndërsa bankat VTB dhe Sberbank gjithashtu ranë më shumë se 40%.

Rubla ruse mbetet në nivelet më të ulëta, duke rënë 7% kundrejt dollarit amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here