Ukraina ka rimarrë 53 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryesisht të pushtuar nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit të Moskës, tha guvernatori rajonal.

Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj.

Por Ukraina tani po zotohet të kryejë një kundërsulm të madh për të rimarrë tokën dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Deri tani, 53 vendbanime janë konfirmuar si të çliruara”, citohet të ketë thënë guvernatori në detyrë Dmytro Butriy. Kjo shifër ishte nëntë vendbanime më shumë se numri që ai dha të hënën, që dukej se tregonte një ritëm të përshpejtuar të Ukrainës në rajon.

Në anën tjetër, Moska e ka akuzuar Uashingtonin se është “përfshirë drejtpërdrejt” në konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar se spiunët amerikanë po bashkërendonin sulmet me raketa ndaj trupave ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Vadym Skibitsky, zëvendës kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, kishte pranuar se Uashingtoni organizon sulmet me raketa HIMARS.

“E gjithë kjo vërteton në mënyrë të pamohueshme se Uashingtoni, në kundërshtim me pretendimet e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit, është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë”, ka thënë ministria e mbrojtjes.

Joe Biden ka thënë se dëshiron që Ukraina të mposht Rusinë dhe e ka furnizuar me miliarda dollarë armë Kievin, por Uashingtoni nuk dëshiron një konfrontim të drejtpërdrejtë midis ushtarëve amerikanë dhe rusë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here