Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anataly Antonov, ka ‘kritikuar Amerikën për vendosjen e sanksioneve’.
“Sanksionet nuk do të zgjidhin asgjë. Është vështirë e imagjinueshme të mendosh se Uashingtoni ende llogarit ta diktojë politikën e jashtme të Rusisë duke i vendosur restrikcione’, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në ShBA.
‘Nuk ka asnjë dyshim se vendosja e sanksioneve do ta lëndojë rëndë tregun global ekonomik dhe financiar. As Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përjashtohen nga kjo, ku qytetarë të zakonshëm do t’i ndjejnë pasojat e rritjes së çmimeve’, thuhet në këtë deklaratë.
Në anën tjetër, SHBA ka vënë sanksione ndaj Rusisë që do të godasin pikat më të forta ekonomike duke përfshirë edhe tregtinë në tregjet europiane dhe ndalimin e projektit të gazit NordStream2.