Tifozët serbë kanë vijuar me provokime për futbollistët kosovarë.

Kësaj radhe, pikësynim ishte Edon Zhegrova të cilit iu shpalos harta e Kosovës nën flamurin serb.  E gjitha kjo ndodhi gjatë ndeshjes Lille – Auxerre, e vlefshme për Ligue 1.

Kjo hartë shoqërohej me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, duke nënkuptuar kështu se ëndrra për një “Kosovë pjesë të Serbisë”, vijon akoma.

Siç dihet, tifozët serbë janë të njohur për provokime të tilla dhe nuk është hera e parë që promovojnë ide të tilla shoveniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here