Presidentja e vendit Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë amerikane për zhvillim USAID, marrëveshje nga e cila Kosova përfiton mbi 30 milionë dollarë.

Ajo ka njoftuar se shteti Kosovës ka pranuar 32 milionë dollar prej popullit amerikan. “Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Osmani. Ajo këtë marrëveshje e ka nënshkruar me drejtoreshën e këtij mekanizmi në Kosovë, krejt kjo është bërë më prezencën fizike të ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.

“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollar”, ka njoftuar ajo.

Ajo ka thënë se mbështetje të tilla, janë treguesit më të mirë se qeveria amerikane ndihmon Kosovën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. “Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse”, ka shkruar Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here