Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka folur shefja e UNMIK’ut, Caroline Ziadeh, e cila ka kërkuar që të sillën para drejtësisë personat që kanë sulmuar policinë në veri të Kosovës.

Shefja e UNMIK’ut Caroline Ziadeh, tha se sulmet kriminele kanë qenë të forta dhe kërkoi të sillen përgjegjësit para drejtësisë.

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Sulmet kriminale kanë qenë shumë të forta. Ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”, tha Caroline Ziadeh.

Ajo gjithashtu përmendi moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, e cili tha se ato duhej të lejoheshin. “Ne kemi shprehur keqardhje që nuk është gjetur një modalitet për këto zgjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here