Gjatë ditës së sotme Beatrixa ka reaguar përmes disa storjeve në Instagram, ku ka hedhur akuza ndaj opinionistes së BBV-së, Balina Bodinaku.
Trixa ka hedhur disa biseda që Balina i ka bërë me një person rreth pushimeve të saj. Madje ajo i ka dhënë shansin e fundit opinionistes ndryshe do të ndjekë rrugët ligjore. Balina qëndroi e heshtur deri pak minuta më parë.
Përmes një postimi, Balina u shpreh se kjo ishte gjëja më absurde që i ka ndodhur këto kohë. Gjithashtu opinionistja sqaroi se mendonte se ishte duke komunikuar me një të njohur por që kishte hasur me një llogari fallse. Madje ajo ka thënë se i është prekur privatësia.