STOP anarkisë në Kosovë!

Pas kaq shumë vitesh në Spitalin Rajonal te Prizrenit, për herë të parë zgjedhet Drejtor i dhunshëm si në kohën e luftës në Kosovë ndaj agresorit Serbë. Zgjedhja bëhet duke shkelur mbi ligjet e shtetit tonë. Ato ligje ku shumë nga Ne, kanë luftuar dhe sakrifikuar që të vijë një ditë ku shteti qe krijuam me luftë, të mos i përfill.

Në shpalljen e konkursit me datën 07.03.2022, për pozitën e Drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit sipas ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës: NENI 18, Pika 1, citohet që “Drejtorët e njësive organizative të SHSKUK zgjedhen në bazë të Ligjit të Punës, Ligjit të Shëndetësis dhe statutit”.

Në këtë rast sipas këtyre ligjeve të lartë përmendura mbi të cilat punojnë instuticionet e Shëndetësis, është bërë shkelja e ligjit me dy këmbë. Ku me datën 01.06.2022, komisioni në krye me Zonjën e SKANDALEVE – Agreta Gecaj – zgjedhin për drejtor znj. Narqize Arrenliu. Me emërimin e saj në mënyre vullgare shkelet Ligji për Shëndetësi, konkretisht: Neni 18, Pika 2. Drejtorët krahas kulifikimit specialistik, duhet të kenë thirrje akademike të profesorit, ose në mungesë, të kenë titullin e doktorit të shkencave ose përgatitje të lartë profesionale, SI DHE DUHET TË JETË E PUNËSUAR ME ORAR TË PLOTË TË PUNËS NË KËTO NJËSI ORGANIZATIVE. (Këtu është bërë dhe shkelja e ligjeve dhe të bashkangjitur i gjeni dhe këto Nene). Kurse kandidatja e zgjedhur nuk është e punësuar në asnjërën nga këto njësi organizative dhe nuk ka as dhe një thirrje akademike. Drejtoresha e sapo zgjedhur sipas rezultatit të datës 01.06.2022 nuk ka pasur të drejtë as të konkurojë e le më të zgjidhet në kundërshtim me Ligjin. (shiko nenin 18 të statutit SHSKUK). Kjo drejtorshë e zgjedhur nuk ka përvojë menaxheriale në Institucionet Shëndetësore siç parashihet në konkurs dhe me statut të SHSKUK.

Dhe sa i përket zonjës së SKANDALEVE, Agreta Gecaj – Gashi komisioni i cili funksionojë nën direktivat e saj, që kjo e fundit është e njohur më shumë për skandalet të cilat i ka bërë gjatë mandatit të saj si Kryesuese dhe Anëtare e SHSKUK dhe pikërisht kësaj rradhe dhe në zgjedhjen e Drejtorëve të Spitalit Rajonal të Prizrenit, duke e shpërndarë testin me shkrim kandidatës të sapo zgjedhur. (I gjeni të bashkangjitur në postim disa nga skandalet e njohura të znj. Agreta).

Kjo zgjedhja e Drejtoreshës pa kualifikim, bëhet duke i anashkaluar tre profesorë- doktorë që kanë mbi 10 vite shkollim më shume se Ajo. Ky është një ofendim që na është bërë neve si punëtor shëndetësorë e kontributit tonë në shëndetësi.

I bëjë thirrje Pushtetit Politik që ky konkurs të anulohet, keni obligim moral ta ndaloni emërimin politik si ne kohën e Komunizmit që nuk ka ndodhë asnjëherë që nga koha e pas luftës në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here