Për pesë ditë në Kosovë, katër persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik.

Aksidentet e trafikut janë në rritje në Kosovë, sidomos numri i atyre me fatalitet. Si pasojë e një aksidenti mes tri veturave mbrëmë vdiq një person në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit të Policisë, në aksidentin me tri veturave, përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, po ashtu një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të hënën në Prizren një person ka vdekur. Në fshatin Lubinje, u raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në lumë. Si pasoj e aksidentit i dyshuari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa pasagjeri, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në Shipol të Mitrovicës, pas një aksidenti të hënë u raportuar se ë QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Sipas raporteve të Policisë nga e hëna deri ditën e premte, në aksidente trafiku kanë vdekur katër persona. Përveç rasteve fatale, për këto një javë del se edhe numri i atyre që janë lënduar në aksidente është i madh.

Policia për pesë ditë ka raportuar se 108 persona janë lënduar në aksidente trafiku. Lidhur me këto aksidente, Policia vazhdimisht bën apel për kujdes në vozitje dhe respektim të shenjave të komunikacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here