Shqiptari nga Kerçova, Flamur Ballazhi, i diplomuar në Universitetin e Illinois në Çikago dhe pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së për Emigracionin, ka kërkuar dorëheqjen e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Sipas Ballazhit, një nga arsyet kryesore pse kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen është se ka humbur marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike me SHBA-në. Ai thotë se Kurti dhe Osmani e kanë sjellë në nivelin më të ulët në krahasim me administrat e mëparshme

Ky është postimi i plotë i Ballazhit:

Pse kryeministri aktual Albin Kurti dhe presidentja e Kosoves Vjosa Osmani duhet te japin doreheqje. Nje nga arsyet kryesore eshte se kjo Qeveri i ka humbur raportet e shkelqyera  diplomatike me SHBA ne nivelin  me te ulet ne krahasim me administratat e mehershme qe kishin shume raporte dhe marredhenie te mira me SHBA gjate dy dekadave te fundit. Kjo Qeveri ka instaluar njerez te papergjegjshem iracional jo transparent, dhe jo mire te pregaditur per te udhehequr nje shtet, nje Republike demokratike siqe eshte Kosova, dhe jane duke i larguar veteranet e UÇK nga pozitat shteterore vetem pse ato kontribuan ne shtetformimin, pamvaresine,  si dhe Ushtrine e Kosoves. Sot Kosova ka ushtrine e saj shume mire te stervitur per te mbrojtur cdo pellembe te integritetit  territorial te shtetit te Kosoves. Kjo Qeveri tenton te nenvleresoj  dhe po u jep goditje te madhe veteraneve te UÇK vetem se ato jane vete Liria e Kosoves, dhe kjo Qeveri sot mban pushtet me mundin dhe sakrificen e tyre qe dhane shume per Kosoven. Shumica e invalideve te UÇK dhane pjeset e trupit per Kosoven Republike sepse Liria e Kosoves per to ishte me e shtrenjte sesa jeta. Qeveria aktuale Kurti 2 mund te kete perplasje  politike, si rrjedhoje e politikave te gabuara, dhe nga keto faktor mund te kete perplasje politike qe mund te eskaloje ne  doreheqje te krereve aktual shteteror qe jane ne  detyra kyqe shteterore. Keto jane elemente fundamentale te dukshme qe ka krijuar kjo qeveri si shkak i politizimit te politikave te tyre ditore te gabuara duke favorizuar njerez pa asnje pervoje politike dhe duke ju  ofruar pozita shteterore, dhe ne te njejten kohe diskriminojne Veteranet e UÇK duke i larguar nga puna.  Qeveria Kurti 2 vlen tr theksohet se  ka krijuar nje precedent dhe percarje te madhe politike dhe eshte duke i larguar bijet me te mire nga puna, veteranet  dhe invalidet e UÇK,njekohesisht edhe familjaret e veteraneve te UÇK vetem se ato u sullon lirine   nga nje regjim i eger me cnjerezor gjenocidial i Serbise qe kreu krimet me te renda ne Ballkan kunder njerezimit. Qeveria Kurti ne vend qe tu jap hapesire veteraneve te UÇK ne pozita shteterore, ai vepron te kunderten, i diskriminon ne menyre institucionale duke i larguar nga puna sepse ato jane njerez me dinjitet, ato luftuan jo per tu pasuruar, perkundrazi per te luftuar per te shtrenjten Lirine e  Kosoves  dhe tu japin mundesi gjeneratave qe do te vine pas te mbrojne Lirine e fituar me shume sakrifice dhe gjak. E cka ben, e si sillet pushteti aktual me to? Pushteti aktual eshte duke va marre buken per ekzistence. Nese kjo Qeveri nuk vepron me maturi siqe eshte duke  vepruar  e pa matur dhe ka krijuar nje precedent qe mund te eskaloje ne nje perplasje dhe termet politik dhe mund te qoje deri tek doreheqja. Me respekt, Flamur.B🇦🇱🇽🇰🇺🇸 Vendi, SHBA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here