Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka dhënë mendimin e tij në emisionin Konak për njërin nga themeluesit kryesor të UÇK-së Hashim Thaçin. Poashtu ai foli edhe për Kadri Veselin. Bekim Shyti ishte i plagosur katër herë dhe me shumë familjarë të afërm ishte inkuadruar direkt në luftën e UÇK-së.

“Për me u ba burrë duhet me i kalu shumë filtra, Kadri Veseli është burrë”, tregoi Bekim Shyti në një përshkrim me një fjali për Kadri Veselin.

Shyti për emisionin “Konak” të Gazetës inFokus, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së gjenden në Hagë për shkak të, siç thotë ai, spiunave të Kosovës.“Po më vjen keq që po them por arsyeja pse janë shku shumë shok tonë çlirimtarë nëpër Haga, Ramush e Fatmir, e sot që i kemi atje ikonat e UÇK-së edhe politik edhe ushtarak, janë për shkak të spiunave të Kosovës”, ka thënë Shyti.

“Hashim Thaçi me ushtarët e vet të UÇK-së dhe me politikën që e ka ba, ja ka qitë kapakun dhe sot jemi të lirë dhe raporti Kosovë – Perëndim – Amerikë është shumë ma ndryshe se si ka qenë në 1878 në Kongresin e Berlinit…! Sot kur më pyet për Hashim Thaçin unë kam respekt të veçantë për shkak se ai njeri jo rastësisht është denuar 16 vjet nga Gjykata e Serbisë, për shkak se kur i ka ra ndërmend Hashim Thaçit me luftu dhe me ba aktivitete unë kam qenë nëpër diskoteka në Zvicër, për besë atë kohë s’mu kish kujtu në vitin 1993/1994 që duhet mi rrok pushkët”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here