Si ndihmuan qytetarët në arrestimin e personit që vrau djalin e axhës në Pejë? Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Faton Brahimit, të dyshuarit për vrasjen e djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimi.
Me anë të një komunikate për media, policia ka thënë se arrestimi është bërë falë bashkëpunimit me qytetarët, pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit.

Ata kanë thënë se bashkëpunimi me qytetarë ka dërguar në sigurimin e informacionit për vendndodhjen e të dyshuarit, teksa dje është bërë arrestimi i tij.

Atij ndërkaq i është vendosur masa e ndalimit policor.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale:

“Vrasje”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *