Situata në Jarinje, Vuçiq thërret në takim drejtuesin e ushtrisë serbe dhe të njësive speciale policore

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ditën e nesërme duke filluar nga ora 10:00.

Siç raportohet në mediat serbe thuhet se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ngjarjet e fundit në Kosovë. Si temë kryesore saktësisht do të jetë vendosja e reciprocitetit për targat, si dhe situata e krijuar në Jarinje.

Poashtu është theksuar se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura serbe janë të ftuar në takimin e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *