Që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin, si dhe vartësen e tij nga ministria e Jashtme, Donika Gërvalla, nuk ka pasur asnjë njohe të re dhe asnjë aplikim në organizatat ndërkombëtare. E përderisa po zhvillohet debati mbi politikën e jashtme, shefi i qeverisë si dhe shefja e diplomacisë janë krenuar me vizitat e zhvilluara jashtë vendit por jo për ndonjë sukses konkret.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duke folur për sukseset e ministrisë së saj në politikën e jashtme, krejt çfarë ka thënë janë takimet dhe sanksionet që Kosova i ka vendosur Rusisë. ‘”Kosova i ështe bashkuar masave që ndëshkojnë luftën ruse në Ukrainë. Më 23 mars 2022, Qeveria e Kosovës miraton vendimin për zbatimin e gjitha sanksioneve.’’tha ajo.

Gërvalla tutje ka thënë se numri i takimeve zyrtare është jo më pak se 174. “Numri i takimeve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është jo më pak se 174 takime gjatë 12 muajve punë. Prej tyre janë 52 takime me vetëm homologë nga pritjet në Kosovë… Numri i marrëveshjeve ndërkombëtare rajonale dhe bilaterale është jo më pak se 182 gjatë një viti. 187 vendime ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e cila këtu përmendet si inaktive në politikën e jashtme”, ka deklaruar ajo.

Ajo i doli në mbrojtje edhe presidentes Vjosa Osmani, pas kritikave për rolin e saj nga opozita. Gërvalla ka përmendur takimet e saj me dhjetëra krerë të shteteve. Ndërkaq, derisa ka folur për pozicionimin në sferën e politikës së jashtme, Gërvalla tha se me vendimet që kanë marrë kanë treguar partneritetin strategjik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në të njëjtën mënyrë është munduar të tregoj si sukses vizitat jashtë vendit. Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu qeveritar tha para deputetëve se kanë përafruar raportet me një numër të konsiderueshëm të vendeve që se kanë njohur Kosovën. Por duhet theksuar që nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga këto vende.

“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se sivjet do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetarë i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës.

Të qenit anëtarë në këtë organizatë të rëndësishme është nevojë dhe e drejtë për qytetarët tanë. Për këtë proces MPJD-së është në fazë të përparuar të përgatitjes. Siguria është tema kyçe e shtetit tonë, për këtë arsye përafrimi sa më i shpejtë me NATO-në është një detyrë e rëndësishme e jona”, tha ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here