Një grup i grave të moshuara ukrainase janë paraqitur vullnetare në ndihmë të atdheut të tyre për të luftuar forcat ruse që po kërcënojnë Ukrainën. Me dashamirësi ato i quajnë batalioni ‘babushka’.

Sipas një raporti të Al jazeera, Valentyna Konstatinovska – një grua 79 vjeç – është e gatshme t’i bashkohet e t’i udhëheqë ‘babushkat’ e tjera në mihjen llogoreve, afrimin e furnizimeve, prodhimin e rrjetave, kujdes mjekësor e ndërtim të kullave të rojës.

I ashtuquajtur ‘batalioni i babushkave’ poashtu kanë dalë vullnetarë kur shpërtheu lufta mes Ukrainës e Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. “Babushka’ është term që rëndom përdoret në atë rajon për të përshkruar një grua të moshuar apo gjyshet.

“Unë e dua qytetin tim, nuk largohem dhe Putin nuk na trembë. Po është shumë frikësuese, por ne do të rezistojmë për Ukrainën tonë deri në fund” tha Konstantinovska gjatë mbledhjes së civilëve për t’i mësuar si të mbrojnë veten.

Presidenti ukrainas Zelensky kishte deklaruar dje se atyre iu ishte komunikuar se pritet sulm i Rusisë ndaj tyre me 16 shkurt. Ndërsa sot qeveria ruse kishte njoftuar se kishte nisur tërheqjen disa mijëra trupave nga Rostov dhe Krimea, duke u krenuar e tallur se paska dështuar ‘propaganda perëndimore’ luftënxitëse. Megjithëse mijëra trupa ruse mbeten në rajon të gatshme për sulm.

Përpjekjet diplomatike perëndimore diplomatike kanë vazhduar dje me vizitën e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në Kiev që kishte deklaruar se ka gatishmëri nga pala ruse për negocim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here