Qeveria sot do të bëjë publike mënyrën se si do të bëhen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së.

“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, deklaroi dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi është publikuar vendimi për themelimin e Fondit për FSK-në.

Njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë së FSK-së e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se po e bën këtë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë, por kur donatorët e tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, tha Kurti.

Ndryshe prej dje shumë qytetarë të Kosovës, në mesin e tyre biznesmenë, politikanë e artistë janë deklaruar për shifra të mëdha të parave të cilat pretendojnë t’i dhurojnë për këtë fond.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here