Në ambientet e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi treditor për Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimet Strategjike në mbështetje të “Defender Europe 23”, i organizuar nga specialistët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë (USAEUR-AF).

Në këtë trajnim po marrin pjesë rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ku përveç ushtarakëve amerikanë, me përvojën e tij të madhe, po kontribuon edhe këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes për Komunikim Strategjik, z. Tom Niblock.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrohet një kuptim i përgjithshëm se si të shpërndahet në mënyrë efektive mesazhi i komandës përmes njoftimeve për shtyp dhe angazhimeve në media, si dhe kuptimi i përgjithshëm rreth mediave sociale dhe aplikimeve të tyre gjatë stërvitjes “Defender-Europe”23”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here