Tayna zbulon datën e publikimit të duetit me reperen angleze (Foto)

Tayna po vjen së shpejti me duetin muzikor “WTF”.

Reperja e njohur Tayna është ndër më të kërkuarat e showbizit shqiptar. Ajo ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore të ndryshme solo por edhe bashkëpunime me artistë ndërkombëtar.

Së fundmi Tayna ka hyrë në Instagram për të ndarë një fotografi ku edhe ka zbuluar datën e publikimit të bashkëpunimit me reperen angleze. “Të enjten WTF”, tha tayna në mbishkrimin e fotografisë së publikuar ku bëri me dije se fansat e saj nuk kanë për të pritur edhe shumë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *