“Ti më kompleton mua”, partneri i kushton fjalë dashurie Adrianës

Keith i bëri dedikim romantik Adrianës.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit shqiptar. Aktorja dhe partneri i saj kohë pas kohe ndajnë fotografi të përbashkëta në rrjete sociale, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi ishte Keith ai i cili postoi një video krah Adrianës, ndërsa i shkroi fjalët më të bukura që një partner mund t’i bëjë.
“Ti më kompleton, unë të plotësoj ty. Duke sfiduar njëri-tjetrin për t’u bërë një version më i mirë i vetvetes çdo ditë. Duke e shtyrë njëri-tjetrin për t’i bërë ëndrrat tona realitet. Ti ke përkrahjen time, unë kam tënden. Qielli është kufiri”, ka shkruar ai.

Nuk mungoi komenti i aktores, ku shkruan  “Ti e the të tërën, burri jem”.lajmi.net. Kujtojmë që Adriana Matoshi garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti ta sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *