Një grabitje e bankës ka ndodhur në orët e mëngjesit në lagjen Dardania në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se grabitja e këtij filiali të bankës në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti . Siç bën të ditur Ahmeti, grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës nga tre persona.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti. “Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë në fund Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here