Kur bëhet fjalë për emrin e Enca Haxhiaj padyshim i gjithë rrjeti ndizet nga komentet, e kjo për shkak të publikimit të shumta të fotove joshëse me format trupore bombastike.
Këngëtarja ka zgjedhur që këto ditë të bëjë pak pushim, ku si fillim u ndalua në Dubai e më pas në një ishull të Afrikës. Ajo ka publikuar shumë video dhe fotografi ku shfaqet më në formë se kurrë, por si gjithmonë me format bombastike që i ka lënë ndjekësit pa fjalë.
Në postimin e fundit të publikuar ajo shihet e veshur me një fustan në ngjyrë jeshil të ngjitur pas trupi që i nxjerr në pah hiret femërore. “Trupi im e bën atë të humbas agjërimin dhe namazin e tij”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke ngjallur shumë reagime të shumta te ndjekësit. Kujtojmë se këngëtarja këngën e fundit e ka publikuar para 7 muajsh e cila u titullua “SUAVELE”.