U bë baba për herë të dytë, Sinan Hoxha tregon përse ia vuri djalit emrin Ayan

Së fundmi Andrra dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë. Andrra ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë një foto të të voglit por pa ia zbuluar fytyrën dhe shkruan: E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot. Djali i tyre i madh Ansi ka publikuar një foto me të vëllain, ku i zbulon dhe emrin.

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”. Sinani ka ripostuar foton e të birit dhe tregon se emrin e të voglit e ka zgjedhur Ansi.

“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar Sinani krahas fotos së Ansit me të vëllain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *