Roza Lati ka sqaruar deklaratën që bëri disa kohë më parë gjatë emisionit të saj, ku nxiti spekulimet se mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Më pas, burime pranë saj mohuan lajmin se është fejuar ndërsa u raportua gjithashtu se i kishte dhënë fund lidhjes. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Roza. Moderatorja ka qenë e ftuar në “Prive Reality”, ku dhe është pyetur nga Liberta Spahiu për statusin e saj. Roza hodhi poshtë edhe njëherë thashethemet e fejesës ndërsa konfirmoi gjithashtu se është ndarë.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë…. Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po jam ndarë! E ndava bastardin nuk më meritonte, tha ajo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here