Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se kanë rrëzuar helikopterin rus KA-52 Alligator. Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet paqësore të Ukrainës, duke sjellë dhimbje, vdekje dhe përçarje duke i mbajtur ato nën zjarr me raketa dhe artileri, tha forcat ajrore në një deklaratë.

Megjithatë, ata deklaruan gjithashtu se forcat ruse kanë humbje të konsiderueshme si në tokë ashtu edhe në ajër. “Ne rrëzuam një KA-52 Alligator dhe dy helikopterë Mi-24, një avion dhe një dron Orlan-10 në 24 orët e fundit”, tha në një deklaratë Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar vlerësime të reja të humbjeve ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt e deri më sot.

Sipas tyre, deri më tani janë vrarë rreth 20.600 ushtarë rusë nga forcat ukrainase. Ata shtojnë se janë shkatërruar 790 tanke ruse, 2041 automjete të blinduara luftarake, 381 sisteme artilerie, 67 sisteme luftarake kundërajrore, 167 avionë dhe 147 helikopterë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here