Kundërsulmet ukrainase po vazhdojnë në qarkun e Kherson, qytetin e pushtuar nga Rusia. Përflitet se trupat ukrainase do të tentojnë një sulm të shkallës së gjerë ndaj vet qytetit Kherson në javët e ardhshme.

Gjatë fundjavës ukrainasit kanë sulmuar në qarkun Kherson dhe raportohet të ketë pasur luftime të ashpra që kanë ngulitur në vend trupat ruse, duke e kërcënuar vet kontrollin e portit të pushtuar ukrainas.

Rusët kanë përqendruar sulmet ajrore, të artilerisë dhe predhave në qarkun e Kharkiv duke i mbajtur në vend forcat ukrainase. Rusët janë duke lëvizur përtej Izium në përpjekje të rrethimit të forcave në lindje përreth Mariupol.

Me 7 prill shtabi ukrainas kishte njoftuar se 5 grupe betejash ruse janë të pozicionuar në rajonin përreth Kharkiv që kanë lidhur forcat ukrainase duke iu mohuar mundësinë e kundërsulmit në drejtimin e Severodonetsk-Donetsk.

Sipas raporteve ukrainasit kanë humbur aftësinë që të mbajnë mbrojtje të ndërlidhur të Mariupolit të rrethuar, që do të thotë se forcat e tyre tani janë të izoluara në gjepa të rezistencës pa mbështetje. Përflitet se forcat ruse do të shënjestrojnë këto gjepa para një sulmi final

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here