Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën dje tragjikisht nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Shoferi i autobusit me të cilin është përplasur makina është arrestuar dhe është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për 30 ditë. Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e paraburgimit është aprovuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here