Ka disa ditë që është raportuar se NATO pritet të vendosë në Sllovaki sisteme të mbrojtjes ajrore.

E kjo gjë siç duket tashmë ka përfunduar, kështu ka bërë të ditur kryeministri sllovak, Eduard Heger. “Sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, i cili u instalua në bazën ajrore Siliak, po ruan pjesën qendrore të vendit dhe në të ardhmen e afërt, mbrojtja e kufijve lindorë do të forcohet nga sllovakët dhe aleatët e tjerë”.

Ai shtoi: “Komplekset e treta gjermane dhe holandeze të sistemit mbrojtës amerikan Patriot do të mbrojnë territorin e republikës”. “Sllovakia kërkon të braktisë varësinë e saj nga Rusia në fushën ushtarake dhe do të zëvendësojë sistemin (S-300) me sisteme të tjera të integruara me arsenalin e NATO-s”, deklaroi Heger.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here