Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Arllat të Drenasit.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në vendin ku ndahet rruga për Pejë dhe Malishevë dhe në të janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamionetë.

Kjo e fundit është rrotulluar, teksa është nevojitur ndihma e njësiteve përkatëse.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje por akoma nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here