Agim Çeku gjatë betejës “Xhepi i Medakut”, në vitin 1993, është plagosur. Më vonë ka marrë pjesë edhe në aksionet më të rëndësishme në Kroaci, siç ishin: “Maslenica”, “Vetëtima”, “Shtërngata” dhe “Potezi Jugor”. Për merita në luftë, Qeveria kroate i ka dhënë disa mirënjohje të rëndësishme. Ndërkohë që në vitin 1996 është emruar Shef i Shtabit të Korpusit të pestë të Armatës Kroate.

Vetëm një muaj para fillimit të bombardimeve të Natos, me 27 shkurt, të vitit 1999, Agim Çeku kthehet në Kosovë. Ndërsa në fillim të prillit emrohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku ishte gjatë tërë kohës së bombardimeve.

Kujtohet edhe beteja e famshme “Stuhia” kur u rikthyen territoret kroate nga marrja e ushtrisë së atëhershme ende jugosllave në krye me serbët. Në këtë aksion morën pjesë edhe ushtarakë kosovarë si: Agim Çeku dhe Rrahim Ademi.

Derisa flet për aksionin e organizuar kundër forcave serbe në Knin, aty ku u zhvillua beteja kryesore me serbët që kishin shpallur të ashtuquajturën “Republikë të Krajinës”, gjenerali kroat Ante Gotovina, udhëheqësi kryesore i operacionit “Stuhia”, i është drejtuar me ton të lartë ish kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku dhe gjeneralëve tjerë të ushtrisë kroate.

Në krahun e tij djathtë qëndron gjenerali shqiptar nga Vushtrria, Rrahim Ademi. Ky takim është mbajtur më 6 gusht të vitit 1995 në Knin. Ai i thotë Çeku (dëgjohet në incizim) se nuk i ka kryer si duhet detyra pas marrjes së Kninit. Derisa flet për detyrat që duheshin kryer, Gotovina thotë se ato ishin ndarë mbrëmë…

“Çeku, t’i ishe në takim. Ai ke kontaktuar mbrojtjen civile, a janë kërkuar ata, a janë kërkuar zjarrfikësit”. “Janë kërkuar zoti gjeneral”, ia kthen Çeku, ndërsa Gotovina i kundërpërgjigjet “Jo, nuk janë kërkuar”.

Gotovina ishte i acaruar për shkak të gjendjes në terren pas operacionit. Ai kërkonte që rrugët të jetë të lira për qarkullim, mos të shihen gërmadha dhe mbetje tjera të betejës, sepse sipas tij, së shpejti do të vijnë ministrat, gazetarët dhe personeli nga ambasada amerikane. Dëgjoni videoxhirimin në minutën 1:16. https://www.youtube.com/watch?v=i_wd_R3DdLY

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here