Ish-komandanti suprem i NATO’s, Wesley Clark, ka folur për vendimin e tre kryeministrave të Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë për të shkuar në Kiev.

Clark ka thënë se vendimi i kryeministrave për të shkuar në Kiev, tregon nevojën për të treguar se Perëndimi duhet të jetë i gatshëm të ndërmarrë rreziqe më të larta, dhe se Ukraina nuk duhet të lejohet që të pushtohet nga Rusia.

“Vendimi i kryeministrave të Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë për të shkuar në Kiev bazohet në nevojën për të treguar se Perëndimi duhet të jetë i gatshëm “të ndërmarrë rreziqe më të larta” dhe se Ukraina nuk mund të lejohet të bjerë”, ka thënë Clark.

Ndryshe, sot kanë udhëtuar për në Kiev, tre kryeministra europian, ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki, kryeministri Çekisë,Petr Fiala, dhe ai i Sllovenisë, Janez Jansa. Raportimet e fundit janë se të tre kryeministrat janë rrugës për në Kiev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here