Një person është vrarë në Zllakuqan të Klinës pasditen e së premtes, teksa tre të tjerë janë vënë në pranga.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi . “18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës”, ka njoftuar ai.

“Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka bërë të ditur më tej Gashi. Periskopi ka mësuar se personi i vrarë është M. B. nga fshati Zllakuqan, i moshës rreth 35 vjeçare. Mësohet se viktima ka lënë bashkëshorten dhe pesë fëmijë.

Po sipas burimeve të Periskopit, dyshohet se dorasi është një komshinj i viktimës me të cilin kanë qenë në një zënkë që një kohë. Dëshmitarët i kanë thënë Periskopit se viktima dhe dorasi të dy kanë shkëmbyer plumba në drejtim të njëri tjetrit, derisa viktima ka qenë duke lëvizur me një automjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here