Vucic e luan viktimën dhe përsërit refrenin: Do të kemi presione të mëdha për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic po vazhdon taktikën e njëjtë politike të tij duke u viktimizuar nëpërmjet refrenit se Serbia do të ketë presione për Kosovën.

Vucic, duke folur në televizionin serb ‘TV PINK’, ka zgjedhur emosionin e gatimeve për ta thënë atë që e quan ‘lajm të keq’. “Lajmi i keq është se ne do të ekspozohemi ndaj presioneve gjithnjë e më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë e Hercegovinës”, tha presidenti serb, Vucic.

Ai ka thënë se dëshiron të tregojë se sa ka përparuar Serbia në krahasim me të gjithë të tjerët në rajon. “Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha ai. Takimi i fundit midis kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb Aleksander Vucic është zhvillua më 19 korrik në kuadër të dialogut midis dy shteteve.

Vucic foli për veprimet e Valentina Incka dhe vendimin për të ndaluar mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e krimeve të luftës. “Unë ende nuk kam marrë një analizë nga të gjithë ekspertët tanë ligjorë, por ajo që është e rëndësishme është që së pari duhet të tregoj nderim për viktimat e Srebrenicës dhe të ndërtoj marrëdhënie vëllazërore me boshnjakët – tha Vucic.

Më tutje, ai tha se çdo komb ka të kaluarën për të cilën nuk është krenar, por shtoi se duhet respekt i ndërsjellë.
“Çdo komb ka gjëra në të kaluarën për të cilat nuk është krenar, dhe ne do të duhet të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin, dhe jo të shohim se si ta therni njëri-tjetrin në shpinë” – shtoi ai.

Ndërkaq, dy takimet midis Kurtit dhe Vucic, ai i 15 qershorit dhe ky i 19 korrikut nuk kanë sjellur asnjë rezultat sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve, së paku, jo për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *